Usluga Konstruksion / Tregu Tiranë

  • Projekti prestigjoz ne afersi te arkives se shtetit, ne rrugen Jordan Misja, eshte nje nga alternativat e qetesise dhe relaksit per te gjithe banoret e saj. Ambjenti i gjelberuar perreth godines do t’ju ofroje ajrin e paster si dhe pamje mahnitese.

    Godina me 5-8-10 kate ku 2 katet e para do te shfrytezohen per ambjente biznesi, do te permbaje apartamente me hapesire te bollshme dhe infrastrukture moderne.

    Seksioni 1 i ketij objekti ka nje siperfaqe totale per kat prej 337.8m2 ne 4 katet e para te banimit, te cilat ofrojne apartamente te siperfaqeve qe variojne nga 67m2 deri 104m2. Kati i V, perbehet nga nje siperfaqe totale prej 266.5m2 dhe ka ne perberje te tij apartamente te madhesive nga 85.7m2 deri ne 93.3m2. Kati i Vi ka nje siperfaqe totale prej 183.3m2 dhe kryesisht perbehet nga apartamente me te vogla te siperfaqeve qe variojne nga 59m2 deri ne 65m2. Kati i VII ka nje siperfaqe totale prej 218.6m2 dhe perbehet nga apartamente te siperfaqeve nga 65m2 deri ne 77m2.

    Seksioni 2, ka nje siperfaqe totale per kat prej 423.8m2 ne 3 katet e pare te banimit, te cilat ofrojne apartamente te siperfaqeve nga 56m2 deri ne 106m2, ndersa tre katet e siperme, kane nje zvogelim te siperfaqes totale me vetem 4.8m2, duke pasur nje siperfaqe totale prej 419m2.

    Objekti eshte i pajisur me dy ashensore, nga nje per secilin seksion. Venddodhje shume e favorshme, pasi mund te jeni ne qendren e kryeqytetit vetem ne 5 minuta. Ne afersi te objektit mund te gjeni institucione shteterore si Arkiva e Shtetit, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, Prokurorine e Pergjithshme, si dhe institucione private si kopshte, ose institucione arsimore si shkolla “Harry T. Fultz”.